Hoti e merr me vete në Bruksel edhe zëvendësin e tij nga AAK, a është kjo shenjë e pajtimit mes koalicionit

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 10:10
Hoti e merr me vete në Bruksel edhe zëvendësin e tij nga AAK, a është kjo shenjë e pajtimit mes koalicionit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel do të udhëtojë bashkë me zëvendësin e tij në qeveri, Besnik Tahirin.

Ky i fundit e ka konfirmuar këtë me anë të një postimi në Tëitter, teksa ka thënë se sot do ta kenë një ditë të ngjeshur me takime.

“Sot bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti do ta kemi një ditë të zënë në Bruksel me takime në grupin e miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian të organizuar nga Lukas Mandl nga EPP. Do të takohemi me Davidd Sassolin, president i Parlamentit Evropian, teksa më vonë do të kemi një prezenim të udhëhequr nga David Mcallister”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë se ditëve të fundit Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Hoti për lënie anash dhe mos-transparencë për takimet e zhvilluara në Bruksel. Madje, AAK nuk e ka mohuar as daljen e mundshme nga koalicioni.

(Kosova Sot Online)