Fillimi i vitit të ri shkollor, Zemaj takohet me ministrin Likaj

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 11:51
Fillimi i vitit të ri shkollor, Zemaj takohet me ministrin Likaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj kanë diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në Facebook Zemaj ka shkruar se fillimi i mësimit duhet të organizohet në mënyrën e duhur në këto rrethana të krijuara nga pandemia COVID-19.

Sipas tij, të gjitha vendimet e nevojshme do të merren në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK-në, Ministrinë e Arsimit dhe institucionet tjera relevante.

“Do të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta dhe koordinimin ndërinstitucional. Ne po ndërmarrim të gjitha masat dhe po bëjmë përgatitjet e duhura që procesi mësimor të nis sipas planit të paraparë, duke respektuar masat mbrojtëse kundër virusit dhe të gjitha protokollet e sigurisë së shëndetit”, ka shkruar ministri Zemaj.

(Kosova Sot Online)