Ministri i Tregtisë kërkon që prodhimet vendore të favorizohen kur jepen tenderët

  • G.G /
  • 11 September 2020 - 11:58
Ministri i Tregtisë kërkon që prodhimet vendore të favorizohen kur jepen tenderët

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka kërkuar nga institucioneve e vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore dhe në procedurat e tenderimeve ta fusin si kriter prodhimin vendor, gjithmonë në pajtim me ligjet në fuqi.

Krasniqi në një shkrim të publikuar në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se që kur ka marrë pozitën e ministrit të MTI-së është zotuar dhe angazhuar në mbështetje të prodhuesve vendor. 

“Pas takimeve të shumta që kam pasur me përfaqësues të bizneseve, Odave Ekonomike dhe shoqata të ndryshme, sot edhe zyrtarisht me një ftesë publike kërkojë nga institucioneve e vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore dhe në procedurat e tenderimeve ta fusin si kriter prodhimin vendor, gjithmonë në pajtim me ligjet në fuqi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Vesel Krasniqit:

Prodhimet vendore duhet mbështetur me veprime konkrete.

Që kur kam marrë pozitën e ministrit të MTI-së jam zotuar dhe angazhuar në mbështetje të prodhuesve vendor. 

Pas takimeve të shumta që kam pasur me përfaqësues të bizneseve, Odave Ekonomike dhe shoqata të ndryshme, sot edhe zyrtarisht me një ftesë publike kërkojë nga institucioneve e vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore dhe në procedurat e tenderimeve ta fusin si kriter prodhimin vendor, gjithmonë në pajtim me ligjet në fuqi.

(Kosova Sot Online)