VV’ja thotë se në Uashington u nda Ujmani

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 12:05
VV’ja thotë se në Uashington u nda Ujmani

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, thotë se Kosova nënshkroi ndarjen e Liqenit të Ujmanit për ta ndarë pronësinë e tij me Serbinë.

Sipas Aliut, Serbia arriti të hapë një derë në Kosovë dhe pika 7 e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, sic thotë ai, i hapë rrugës synimeve të Serbisë për të marrë në pronësi pasuritë e Kosovës.  

“Ndarjen e liqenit të Ujmanikt me Serbinë. Sipas këtij dokumenti, liqeni i Ujamnit do të ndahet. Fizibiliteti për ndarje të Ujmanit. Kjo pikë paraqet hapjen e një derë të madhe për Serbisë në Kosovë. Derën e të qenit bashkëpronare dhe të diskutimit për sëecilën pronë në Kosovë. Këtë e arriti në Uashington, me nënshkrimin e palës së Kosovës”, ka thënë  deputeti i LVV’së.

“Pranimi që të diskutphet për Ujman dhe pranimi që ai të ndahet është një precedent i rrezikshëm”, shton ai.

Sipas Aliut, kjo pikë shkel disa nene të Kushtetutës së Kosovës.

Ai thotë se ndarja e Ujmanit i bie që Serbia të hyjë brenda Kosovës, e pyet për mënyrën se si do të bëhet kjo.

Si do të ndahet Ujmani? Si mund të bëhet praktikisht kjo? Diga është në brendi të Kosovës dhe rrjedhe në drejtim të brendësisë së Kosovë? Si do të ndahet uji? A do t’i lejohet Serbisë qasje deri te diga, a do të zhvendoset kufiri, apo do t’i paguajmë haraç Serbisë?”, ka thënë Aliu.

Ndryshe, më 4 shtator, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova e përfaqësuar nga kryeministri Avdullah Hoti ka nënshkruar marrëveshje, në të cilën përfshihet fizibiliteti i Liqenit të Ujmanit.

“Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të pëërdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.” thotë saktësisht pika 7 për të cilën VV’ja thirri konferencë për media.

(Kosova Sot Online)