Teatri me “Dosjet e Gjykatës Speciale” lojë e agjenturave të SHIK-ut dhe Hashim Thaçit me BIA-s serbe për shantazh kundër Isa Mustafës

Teatri me “Dosjet e Gjykatës Speciale” lojë e agjenturave të SHIK-ut dhe Hashim Thaçit me BIA-s serbe për shantazh  kundër Isa Mustafës

Gani Qarri

  • 11 September 2020 - 07:39

Shkruan: Gani Qarri

“Një lloj i tillë "dosjesh” të dërguara enkas me postë të porositur dhe një korrier të maskuar keq, i cili me pako nën sqetull, defilon lirshëm e pa asnjë ndrojtje, para kamerave të sigurisë dhe njerëzve të pranishëm aty, futet pa asnjë pengesë në mes të ditës në zyrat e OVL-s, dhe del duke biseduar në mënyrë tërësisht shoqërore, sikur ti njihte prej vitesh të pranishmit e “rastit”, pa u pyetur fare nga ata, se kush është, nga vije dhe çfarë solli, duke lënë njoftimin se do të sjellë edhe 7 mijë dosje të tjera të "Speciales", i cili vetëm sa nuk pyeti para kamerave edhe për orarin kur duhet ti binte pjesën tjetër të "dosjeve" të shpifura, dëshmon se produktet e tilla agjenturore, me siguri nuk mund të jenë materiale zyrtare të Gjykatës Speciale, por akte të falsifikuara të BIA-s serbe dhe agjentëve të Hashim Thaçit”.

-Deklarata "bombë" e misionit ndërkombëtar-EULEX, se pjesëtarët e tij, as që kanë hy fare në zyrat e OVL-s, dhe nuk kanë marrë kurrfarë kopjesh prej tyre, me plot të drejtë, të bënë të kuptosh se edhe skenari më i ri amator, i pakos me mijëra "dosje" është përrallë e njëjtë, mu si ish thesi i shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli me mijëra dokumente “sekrete” nga Serbia, me të cilat vazhdojnë ta vejnë në siklet dhe shantazhojnë edhe më tej, Isa Mustafën dhe LDK-n. Një akt i tillë kaq i ulët agjenturorë i luajtur me amatorizëm aq të pështirë, i cili me vet mënyrën e informimit dhe forma se si u bë e njohur loja me dosje, pa i dhënë kohë asnjë hetimi të thjeshtë policor edhe pa kurrfarë konsultimi të organeve të drejtësisë, bën të dyshohet se vet OVL është e përzier në te, dhe pjesë e drejtpërdrejtë e kësaj aventure "spektakolare", për të krijuar mjegull e insinuata, ngjashëm me nivelin e ideve, ngritjes dhe shkollimit të tyre, para se Specialja ti bëjë publike dëshmitë zyrtare të aktakuzave ndaj Thaçit e të tjerëve.Ndaj pikësëpari duhet pritur edhe pak kohë, derisa të sqarohet fillimisht e gjithë ngjarja, sepse këtu vije erë aventure e sigurimcave të Hashim Thaçit dhe agjentëve të BIA-s serbe, të cilët në bashkë koordinim mund të kenë parapërgatitur qëllimshëm, këtë spektakël me "befasi" agjenturore , pikërisht pak kohë para se të bëhet e plotfuqishme aktakuza kundër Thaçit ,që duket se edhe ai vet është bindur, se do të miratohet nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Ndaj me këtë mënyrë të aktëruarit, nuk mund të devalvohet Gjykata Speciale as të humb besimi në drejtësinë ndërkombëtare, në fakt me skandalin e pakos së mbushur me "dosje", që edhe nëse jo të gjitha, pjesa më e madhe, me siguri janë të shpifura dhe false, vetëm është tentuar të devalvohet Gjykata Speciale, kinse pakot me dosjet e të dyshuarve dhe dëshmitarëve, nga dhomat e specializuara të Gjykatës, në mënyrë kaq banale, mund të përfunduakan në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë, akt ky, llojin e të cilin para se ta hetonin policia dhe kategorizonin organet e drejtësisë, e bënë të ditur në mënyrën më tragjikomike, vetë zyrtarët e OVL-së, sipas të cilëve, gjoja aty paskan shkuar edhe hetuesit e EULEX-it, gjë që u hodh poshtë nga mision ndërkombëtar, në fjalë. Kështu që, ky më tepër duket të jetë një akt agjenturor, se kinse politika dhe nëntoka kriminale ka arritur të depërtojë deri në këtë nivel të ushtrimit të kontrollit edhe në Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë si dhe vet Drejtësinë ndërkombëtare, për ti trembur e shantazhuar deri në atë masë dëshmitarët e mundshëm, sa që edhe nëse kanë pranuar të dëshmojnë, të tërhiqen ose të tregohen skajshmërisht të kujdesshëm se çfarë deklarojnë, sepse gjoja këta i dinë të gjitha dhe cilido që merr guximin të dëshmojë kundër tyre duhet të llogarisë në më të keqen. Për aq më tepër, sa i takon skandalit më të ri tani edhe në zyrat e "veteranëve", nuk do mend se në këtë akt agjenturor është e përzier drejtpërsëdrejti edhe vet OVL, për të krijuar mjegull e pasiguri, frikësuar dëshmitarët dhe komprometuar punën e Prokurorisë Speciale, kur të kihet parasysh fakti se sidomos në ditët e sotme, pranim-dorëzimi i akteve kaq sensitive, bëhet vetëm me nënshkrime personale, si dhe paraqitjen e dokumentit zyrtar nga "Kuriri" që solli "postën e porositur", dhe as që guxon kurrsesi të bëhen veprime të tilla amatore, madje edhe nga një organizatë kaq vigjilente siç e proklamon veten-OVL. Pra e gjithë kjo lojë amatoreske e nxjerrjes së dosjeve kaq të "ndjeshme", zbulimi i dëshmitarëve të mbrojtur dhe përmbajtjet "origjinale" të aktakuzave në ndërtim e sipër dhe ende të papërfunduara tërësisht edhe nga vet Gjykata Speciale, që kinse kanë rënë në dorë të njerëzve të pa autorizuar, nuk janë nga Gjykata, por të prodhuara nga individ dhe grupe kriminale që të keqpërdoren për kërcënime, shantazhe e deri në likuidimin e personave të shënjestëruar”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".