Hoti merr pjesë në përurimin e një shkolle në Lipjan, kërkon që të respektohen makismalisht masat

  • E.K /
  • 14 September 2020 - 11:57
Hoti merr pjesë në përurimin e një shkolle në Lipjan, kërkon që të respektohen makismalisht masat

Ditën e parë të vitit të ri shkollor nxënësit e fshatit Magure nga Lipjani, e kanë nisur në shkollë të re. Në përurimin e kësaj shkolle që mban emrin e dëshmorit “Haradin Bajrami”, morën pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Arsimit Ramë Likaj dhe kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti.

Kryeministri Hoti në fjalën e tij, duke uruar nxënësit për këtë shkollë, bëri thirrje që të respektohen masat, në mënyrë që mësimi të vazhdojë.

Ai tha se së bashku me ministrin Likaj është bërë punë e madhe që të fillojmë mësimi në shkolla, dhe duhet kujdes maksimal që mësimi të vazhdojë.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë mundësuar ndërtimin e kësaj shkolle. Përgëzojmë kryetarin Imri Ahemti për punën e bërë  në kompletimin e kësaj infrastrukture”.

“Shfrytëzoj  rastin që në ditën e parë të mësimit  të kërkojë nga mësimdhënësit, nxënit kujdes maksimal, në mënyrë që mësimi mos të ndërpritet, sepse ai nuk merret askund më  mirë së në shkolla. Kjo shkollë më mirë së askund tjetër plotëson kushtet  për të organizuar mësim modern”, tha Hoti.

Ndërsa, kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti falënderoj Hotin për ndihmën e dhënë. Ai kujtoi se Hoti në cilësinë ë ministrit të Financave në Qeverinë Mustafa, i kishte dhënë lajmin për nderimin e kësaj shkolle.

(Kosova Sot Online)