Pejani i dehur tenton t’u japë ryshfet policëve, arrestohet

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 11:06
Pejani i dehur tenton t’u japë ryshfet policëve, arrestohet

Policia bë Pejë ka arrestuar një person i cili gjatë kontrollit kishte rezultuar i dehur dhe kishte tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Pejë, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ishte ndaluar nga policia ku i njëjti rezultoi me 1.58 promil alkool. I dyshuari ka tentuar që t’u ofroj ryshfet zyrtarëve policor me një kartëmonedhë prej 50 euro “, njofton policia.

Po ashtu, bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe i janë sekuestruar paratë.

“I njëjti është arrestuar, ndërsa kartëmonedha është sekuestruar. Është konsultuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)