Holanda shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 15:01
Holanda shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Holandë janë shënuar 1,379 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus.

Kjo është shifra më e lartë e rasteve në shtetin më të madh të Beneluksit që nga fillimi i pandemisë. Lajmin e raportoi gazeta holandeze “De Volkskrant”.

Sipas faqes Worldometers, Holanda deri më tani i ka regjistruar gjithsej 84,778 persona të prekur nga Covid-19 dhe 6,258 viktima.

Sidoqoftë, këto shifra janë më të vogla se numrat e regjistruar në shtetin fqinj, Belgjikë, ku janë shënuar mbi 94,000 të infektuar dhe 9,927 të vdekur.

(Kosova Sot Online)