Lajm i mirë: Shërohen edhe 199 persona nga Covid 19 në Kosovë

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 15:11
Lajm i mirë: Shërohen edhe 199 persona nga Covid 19 në Kosovë

199 Persona kanë arritur që ta mposhtin virusin Covid 19. Numri i të shëruarve deri më tani në vendin tonë ka arritur në 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.378.

E ndërkohë numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes. 

Në 24 orët e fundit në vend u shënuan edhe 77 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare vetëm një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga Covid 19.

(Kosova Sot Online)