Një person humb jetën nga Covid 19 në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 15:06
Një person humb jetën nga Covid 19 në 24 orët e fundit

Vendit i janë shtuar edhe një viktimë i cili ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Kështu kanë bërë me dije përmes raportit 24 orësh zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Sipas IKSHPK’së gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes. “, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)