Sot rrebeshe shiu e bubullima, mund të zhvillohen në stuhi me erëra të fuqishme

  • E.k /
  • 21 May 2024 - 08:16
Sot rrebeshe shiu e bubullima, mund të zhvillohen në stuhi me erëra të fuqishme

Sot moti në Kosovë parashikohet të jetë i ndryshueshëm, por që mbetet i ngrohtë dhe më i lagësht, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fillimisht do të ketë intervale me diell. Pasdite me zhvillime të vransirave, më vonë priten edhe rrebeshe shiu e bubullima, që në pjesë të vendit edhe mund të zhvillohen në stuhi me erëra të fuqishme dhe reshje të mëdha shiu, apo lokalisht edhe me breshër.

Temperaturat minimale zbresin në 14C e 15C, e maksimalet arrinë deri në 24C e 26C.

(Kosova Sot Online)