Uragani Sally lë pa rrymë mbi gjysmë milioni amerikanë, shkakton dëme të shumta

  • E.K /
  • 17 September 2020 - 10:14
 Uragani Sally lë pa rrymë mbi gjysmë milioni amerikanë, shkakton dëme të shumta

Stuhia tropikale Sally i ka lënë rreth 550,000 persona pa furnizim me energji elektrike në pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara. Uragani solli reshje të shumta të shiut dhe erëra të fuqishme përgjatë bregdetit amerikan në Gjirin e Meksikës.

Uragani Sally, për fat të mirë, u dobësua dhe ra në nivelin e kategorisë së dytë kur arriti në sipërfaqe tokësore, por stuhia që po lëviz ngadalë po vazhdon të shkaktojë dëme në Florida dhe Alabama.

Një persona ka vdekur dhe qindra të tjerë janë shpëtuar nga zonat e prekura nga vërshimet, shkruan BBC.

“Vërshimet katastrofale dhe të rrezikshme për jetën po vazhdon në disa pjesë të Floridas dhe Alabamas”, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve.

Një person vdiq dhe një tjetër u zhduk në qytezën Orange Beach të Alabamas, bëri të ditur kryetari i saj, pa dhënë hollësi të tjera.

Përderisa stuhia lëvizi drejt veriut, rreth 550,000 amerikanë mbetën në terr mbrëmjen e së mërkurës, sipas raporteve lokale.

Në shumë zona, brenda disa orëve ranë 45 centimetra shi. Qyteti Penascola u prek nga vërshimet dhe policia u bëri thirrje banorëve që të mos dalin jashtë për shkak se po e pengojnë punën e autoriteteve.

(Kosova Sot Online)