Pse u caktua mbledhja e jashtëzakonshme e Presidencës boshnjake, shkak njohja e Kosovës

  • E.K /
  • 17 September 2020 - 10:09
 Pse u caktua mbledhja e jashtëzakonshme e Presidencës boshnjake, shkak njohja e Kosovës

Kryetari i Presidencës së Bosnjës së Hercegovinës, Sefik Dzaferoviq ka caktuar tre seanca për sot, një të rregullt dhe dy të jashtëzakonshme.

Në njërën nga seancat e jashtëzakonshme pritet të jetë njohja e Kosovës nga ana e Bosnjës së Hercegovinës, shkruan Klix.ba

Kujtojmë që anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq, kishte kërkuar që në rend të ditës të futet edhe tema e pranimit të Kosovës.

Kurse, anëtari serb i Presidencës boshnjake, Millorad Dodik, kishte thënë se do të votojë kundër kësaj pike.

“Unë do të votojë kundër dhe do të kërkoj të mbrohen interesat vitale. Bosnja tani nuk ka ndonjë vendim për pranimin apo mospranimin, dhe është një mundësi e mirë që të merret ndonjë vendim. Nëse Bosnja nuk e njeh Kosovën, atëherë është obligim i të gjithëve në Bosnje të tregojnë se si ne nuk e njohim Kosovën. Falënderoj Komshiqin që ka propozuar këtë pikë për rend dite. Është e rëndësishme të definojmë disa gjëra”, kishte thënë Dodik.

Gjithashtu në këto seanca pritet të diskutohet për Mini-Shengenin dhe zhvendosjen e ambasadës së Bosnjës në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

(Kosova Sot Online)