Kapet deputeti i VV’së me Kamishin: “Pse nuk i mbronit policët kur djemtë e Adem Grabovcit i rrihnin”, “Ju i keni përgjakur”

  • E.K /
  • 17 shtator 2020 - 13:03
 Kapet deputeti i VV’së me Kamishin: “Pse nuk i mbronit policët kur djemtë e Adem Grabovcit i rrihnin”, “Ju i keni përgjakur”

Kur PDK’ja kërkonte që të aprovohen kërkesat e policëve të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, u ka thënë se pse nuk e mbronin Policinë, kur djemtë e zyrtarit të lartë të PDK’së, Adem Grabovcit, i rrihnin policët, duke iu referuar një rasti që ka ndodhur vjet më parë. Ai mori një reagim të deputetit Bekim Haxhiu, i njohur si “Kamishi”.

“Pse nuk i dilnit në krah Policisë, kur djemtë e Adem Grabovcit dilshin e i rrihnin policët rrugëve”, ka pyetur deputeti Basha gjatë seancës së sotme.

Haxhiu ndërkaq i ka thënë Bashës se LVV’ja nuk mund të marrë vota duke e sharë PDK’në, ndërsa i ka kujtuar atij protestat e LVV’së dhe sjelljen ndaj policëve.

“Ka kaluar koha kur mund të merrni . A e mbani mend sa policin e keni përgjakur, sa polici është shtrirë në spital. E ti po i përmend një rast të dy adoleshentëve”, ka thënë Haxhiu.

(Kosova Sot Online)