Mandati i dytë i Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës përfundon me turp në fund të pusit

Mandati i dytë i Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës përfundon me turp në fund të pusit
Mandati i dytë i Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës përfundon me turp në fund të pusit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 17 September 2020 - 07:50

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

“Bindja ime është se ky matrapaz dhe dilenxhi as që do të provoj të konkurroj edhe për një mandat tjetër sepse nuk e do më populli, por mos harroni se Shpend hajni ka një siklet tjetër, frika se do të burgoset për keqpërdorime dhe hajni, për shumë afera dhe skandale korruptive, dhe nuk do të di nga t´ia mbaj. Burgosja e tij dhe e disa këlyshëve është e pashmangshme mirëpo, nuk dihet dita se kur, pra këtu ka vetëm vonim se shpëtim assesi. Sepse fati i mashtruesve,dallaverxhive, hajnave është i shkruar kështu”.

-Kjo mënyrë e notimit dhe e vlerësimit, sikur që e ka bërë USAID-i, më së miri tregon se Shpend Hajni, apo Shpend Jahti ka rënë në fund të pusit. Këtij njeriu ka kohë që i ka dalë boja sepse populli e ka parë me kohë se për interesa të tija personale dhe përfitime është lidhur me bandat e kanaleve më të rrezikshme të kanaleve të nëntokës kriminale, si ajo me atë bandën me gjak serbi e mafio-oligarkëve që quhet Devolli. Ky matrapaz, mashtrues që erdhi në krye të kryeqytetit jo për merita por në emër të një subjekti tjetër politik dhe se pos kësaj ky erdhi me mashtrime dhe premtime boshe që e bënë një grup të rrjeteve banditeske dhe mafioze duke bërë çmos kundër interesave të popullit dhe taksapaguesve, si leje ndërtimi, toka në zemër të Prishtinës dhe të mos i numërojmë të gjitha një nga një. Dhe, kjo tregon se sa vlen puna e këtij matrapazi e këtij dembeli, dhe jo rastësisht e futën në fund të listës dhe ky far Shpend Jahti, kumbara i bandës serbe Devolli, as që do të pretendon të konkurroj për mandat tjetër se e di një gjë që është bërë rezil dhe horë para qytetarëve dhe popullit. Populli,po ashtu, e ka parë se në Prishtinë nuk ka bërë kurrfarë pune pos mashtrimeve,dallavereve dhe lidhjet e tija nëpër deti të hapur prapa kurrizit të qytetarëve dhe se si i tradhtoi votuesit duke i mashtruar deri sa erdhi në krye të këtij shkami. Po të kishte pak fytyrë dhe karakter ky njeri do të duhej të largohej vetë me dorëheqje nga ky fron, mirëpo, lakmia për pushtet,për hajni dhe lidhjet e tija me rrjetin kriminal bënë që të jetë akoma për të drejtuar timonin e kryeqytetit. Mirëpo, tashmë, popullit nuk i duhet kurrfarë argumenti dhe për të mos shkuar në theqafje më tej populli do ta dënoj me votën e lirë.

Por, assesi nuk e besoj se ky derdimen do të konkurroj edhe më tej sepse besoj që e ka kuptuar për të mos u bërë edhe më horë ky shpirtzi. Përveç që nuk do të konkurroj, do t´i jep edhe disa arsyetime si e ka zanat me mashtrime, rrena të kulluara që kanë dal sheshit edhe për njeriun më naiv. Personalisht e shoh pak një gabim dhe lëshim edhe te qytetarët e kryeqytetit dhe përreth që nuk u ngritën për ta larguar më herët, se ky tregoi me dembelizëm se më nuk punon për interesa të qytetarëve dhe kryeqytetit, se kishte qëllime tjera dhe ishte dhënë pas hajnisë dhe ishte kapur gisht për gisht me bandat kriminale dhe e la kryeqytetin në mes të rrugës dhe se qytetarët mbeten të pashpresë nga matrapazllëqet e tij dhe ata këlysh që i kishte rrotull vetes disa gangster të sojit mafioz, rrugaç dhe vagabond, dhe më thoni si mundë të ecë përpara dhe si mundë të ketë rezultate kryeqyteti me këtë bandë. Bindja ime është se ky matrapaz dhe dilenxhi as që do të provoj të konkurroj edhe për një mandat tjetër sepse nuk e do më populli, por mos harroni se Shpend hajni ka një siklet tjetër, frika se do të burgoset për keqpërdorime dhe hajni, për shumë afera dhe skandale korruptive, dhe nuk do të di nga t´ia mbaj. Burgosja e tij dhe e disa këlyshëve është e pashmangshme mirëpo, nuk dihet dita se kur, pra këtu ka vetëm vonim se shpëtim assesi. Sepse fati i mashtruesve, dallaverxhive, hajnave është i shkruar kështu”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".