Seanca ku pritet raportimi i Hotit fillon me vonesë

  • G.G /
  • 17 September 2020 - 15:13
Seanca ku pritet raportimi i Hotit fillon me vonesë

Gjysmë ore me vonesë ka filluar seanca ku pritet të raportojë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Kjo seancë ishte paraparë të fillonte në orën 14:30, pasi që fillimisht deputetët kishin shkuar në pauzë deri në këtë kohë.

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, para deputetëve do të raportojë sot për marrëveshjen me Serbinë të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. 

(Kosova Sot Online)