“Sa ishte drejtor Arsimi, nota mesatare ka qenë 2” – Përplasën Bulliqi dhe Musliu

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 14:07
“Sa ishte drejtor Arsimi, nota mesatare ka qenë 2” – Përplasën Bulliqi dhe Musliu

Debati në Kuvendin e Kosovës për çështjen e arsimit në Kosovë, ka përplasur edhe deputeten e PDK-së Ganimete Musliu me deputetin e VV-së Shpejtim Bulliqi.

Deputetja Musliu kritikoi ish-Qeverinë e Kurtit për mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë kohës së pandemisë, duke thënë se ishte i pamenduar.

Për këtë ka reaguar deputeti Bulliqi, i cili tha se arsimin në Kosovë e kanë shkatërruar LDK – PDK.

“Në radhë të parë Qeveria e Kurtit është prej atyre qeverive që në afat rekord ka arrit që ta rifillonte procesin mësimor online. Po ia kujtoj shoqes Gane, se arsimin e Kosovës e kanë shkatërruar dy parti LDK-ja, duke hapur kolegje private dhe PDK-ja, duke hapur universitete publike për interesa të tyre”, tha Bulliqi.

E deputetja e PDK-së Ganimete Musliu tha se nuk ia vlen që t’i replikoj Bulliqit, pasi sipas saj ai kishte dështuar sa ishte drejtor i Arsimit.

“Nuk e di sa ia vlen me repliku me një ish-drejtor të Arsimit, ku gjatë kohës sa ishte ky drejtor në atë komunë, nota mesatare ka qenë 2”, tha Musliu.

(Kosova Sot Online)