Ngacmoi sek*ualisht vajzën e tij dhe dhunoi gruan, arrestohet 54-vjeçari

  • E.K /
  • 19 shtator 2020 - 16:06
Ngacmoi sek*ualisht vajzën e tij dhe dhunoi gruan, arrestohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar është arrestuar në Krujë pasi ngacmoi seksualisht vajzën e tij dhe dhunoi bashkëshorten.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur”, shkruhet në njoftim.

Po kështu në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale u ndalua shtetasi B. S., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë edhe shtetasin Xh. J., 29 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 17.09.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. R., 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Krujë dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)