Joe Biden akuzon Trumpin dhe republikanët për keqpërdorim të pushtetit

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 09:46
Joe Biden akuzon Trumpin dhe republikanët për keqpërdorim të pushtetit

Kandidati demorkat për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i akuzoi figurat e Partisë Republikane për keqpërdorim të pushtetit.

Ish-nënpresidenti amerikan doli kundër planit të Trumpit për nominimin e një gruaje në vendin e gjykatëses së ndjerë, Ruth Bader Ginsburg, para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Bideni gjithashtu e akuzoi për hipokrizi udhëheqësin e shumicës në Senat, Mitch McConnell. “Shikoni, unë nuk do të jem naiv. Nuk do t’i flas presidentit Trump, i cili do të bëjë gjithçka që dëshiron. Nuk do t’i flas Mitch McConnellit, i cili bën dhe do të bëjë gjithçka që dëshiron”, tha ai.

“Unë do t’iu flas atyre republikanëve, republikanëve të Senatit, të cilët thellësisht e dinë çfarë është e duhura për vendin dhe që janë në përputhje me kushtetutën”, shtoi ai.

Sipas tij, nominimi i një kandidateje për gjykatëse të Gjykatës Supreme përmes Senatit nga ana e presidentit do të paraqiste keqpërdorim të pushtetit dhe abuzim të kushtetutës, shkruan The Guardian.

Ai tha se ka biseduar me familjen e gjykatëses së ndjerë dhe mori vesh se ajo i ka thënë mbesës që ka dëshirë të mos zëvendësohet deri në zgjedhjen e një presidenti të ri.

(Kosova Sot Online)