8 ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

  • E. /
  • 21 September 2020 - 08:57
8 ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

Për sot janë paralajmëruar tetë ngjarje, të cilat do të mbahen gjatë ditës në Kosovë.

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. ( Ndërtesa e Qeverisë, ora 8.30)

Mbahet edicioni i shtatë i “Shkollës Verore të BE-së” (EUSS) organizuar nga European Young Cell Alumni (EYCA) Kosovë dhe Projekti i Financuar nga BE-ja për Skemën e Qelizave të Reja (YCS), në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës. (Bashkimi Evropian në Kosovë, ora 9.00).

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sh.S. Meliza Haradinaj-Stublla dhe ambasadori japonez, Mizutani Akira, nënshkruajnë marrëveshjen për donacionin e radhës të Japonisë për Kosovën. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Salla e konferencave, Kati përdhes, ora 10.00 – 10.30 pa media, nënshkrimi në ora 10.30-10.40 vetëm pamje. Prononcimi për media, ora 10.40-11.00).

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione voton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Kuvendi i Kosovës salla N-302, ora 10.00).

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm dhe publikon adresën për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Kuvendi i Kosovës salla N-10, ora 11.00).

Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e shtatores së Ahmet Krasniqit, si dhe në inaugurimin e sheshit, i cili do të mbajë emrin e tij. (Vushtrri, ora 11.00).

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit. (Salla e seancave plenare, ora 13.00).

Youth Initiative for Human Rights në Kosovë organizon aksion rrugor në Sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Paqes”. (Ora 17.00).

(Kosova Sot Online)