Pas përplasjeve më Rusinë, Gjuriq flet në dëlir për raportet Beograd-Washington

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 12:02
Pas përplasjeve më Rusinë, Gjuriq flet në dëlir për raportet Beograd-Washington

Vizita e zyrtarëve amerikanë në Prishtinë e Beograd po shihet si një tregues se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të synojnë të implementojnë shumë shpejt marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Washington. Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Beograd, Marko Gjuriq.

Sipas Gjuriqit me vizitën e zyrtarëve amerikanë në Beograd po hapet një kapitull i ri për raportet ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë, kryesisht në fushën e ekonomisë. Këto fjalë Gjuriq i ka thënë pavarësisht përplasjeve që ka pasur Beogradi me Moskën për marrëveshjen e nënshkruar në Washington.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, një ditë pas marrëveshjes së Washingtonit, e kishte krahasuar mënyrën e uljes së Vuçiqit para Donald Trump me një skenë të filmit “Basic Instict”. E një shkrim i tillë i Zaharovës kishte nxitur përplasje mes Beogradit dhe Moskës, deri në atë masë sa që pala serbe kishte përmendur faktin që Putin e kishte lënë të priste Vuçiqin deri në 1 orë e gjysmë për takime.

Tutje Gjuriq ka folur edhe rreth asaj sesi SHBA tashmë do ta mbrojë stabilitetin e hapësirave ku ata investojnë.

“Shtetet e Bashkuara gjithmonë do ta mbrojnë stabilitetin e hapësirës në të cilën ata investojnë, nuk do të jetë e lehtë të përsërisim situata të dy ose tri dekadave më parë në marrëdhëniet tona” tha Gjuriq për TV Pink.

Sipas tij, marrëveshja e Washingtonit hapë rrugë për ardhjen e investitorëve amerikanë në Serbi. 

(Kosova Sot Online)