Qeveria merr vendim për ta ndryshuar e plotësuar ligjin për lirinë fetare në Kosovë

  • G.G /
  • 21 September 2020 - 12:41
Qeveria merr vendim për ta ndryshuar e plotësuar ligjin për lirinë fetare në Kosovë

Qeveria e Kosovës sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku përveç tjerash, është marrë edhe një vendim lidhur me ligjin për lirinë fetare.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, me plotësimet dhe ndryshimet e këtij ligji rregullohet statusi juridik i bashkësive fetare në Kosovë.

“Vendimi për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë është miratuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Me plotësim ndryshimet e Ligjit rregullohet statusi juridik i bashkësive fetare në Republikën e Kosovës”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e ZKM’së.

Tashmë, Ligji për lirinë fetare njeh 5 bashkësi fetare në Kosovë:

– Bashkësia Islame e Kosovës;

– Kisha Ortodokse Serbe;

– Kisha Katolike;

– Bashkësia e Besimit Hebre;

– Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës;

– Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.

(Kosova Sot Online)