John Jovanovic vihet në krye të zyrës së Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Beograd

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 16:24
John Jovanovic vihet në krye të zyrës së Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Beograd

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq dhe Drejtori ekzekutiv i Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Adam Boehler kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët sot e cila ka formalizuar edhe hapjen e zyrës së Korporatës Financiare Amerikane në Beograd.

Deklarata është nënshkruar në Pallatin presidencial të Serbisë në prezencë edhe të presidentit Aleksander Vuçiq dhe Emisarit Special të Presidentit Trump, Richard Grenell, shkruan Tanjug.

Në krye të kësaj zyre është emëruar 34 vjeçari John Jovanovic i cili ka qenë drejtor i “Mercuria Energy Group LDT”.

Jovanovic është shkolluar në universitetet prestigjoze amerikane për financa dhe menaxhment.

(Kosova Sot Online)