Policia shqiptoi mbi 7oo tiketa për qytetarët që shkelën ligjin Covid-19 në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 23 September 2020 - 10:24
Policia shqiptoi mbi 7oo tiketa për qytetarët që shkelën ligjin Covid-19 në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 758 tiketa për mosrespektim të ligjit Covid-19.

Sipas statistikave të publikuara nga Policia, bëhet e ditur se dje kanë ndodhur 21 aksidente me të lenduar dhe 31 me dëme material.

Për shkelësit e rregullave të trafikut, Policia ka shqiptuar 1mijë e 316 gjoba.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 22 persona, prej tyre 11 janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)