Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, i konfiskohet vetura në Leposaviq

  • E.K /
  • 23 shtator 2020 - 11:53
Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, i konfiskohet vetura në Leposaviq

Një person ka hyrë dje në Kosovë ilegalisht nga Serbia, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se e ka ndaluar veturën e të dyshuarit në Leposaviq dhe gjatë kontrollit i është gjetur material plastik pa dokumentacion. Me ç’rast i është konfiskuar vetura.

“Njësiti patrullues ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin  Serbi –Kosovë. Gjatë kontrollit i është gjetur material plastik pa dokumentacion . Vetura është konfiskuar. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)