Francë, blen armë nga shqiptarët për të mbrojtur gruan e tij prostitutë

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 09:55
Francë, blen armë nga shqiptarët për të mbrojtur gruan e tij prostitutë

Një rast të veçantë trajtoi gjykata franceze e Lionit këtë të martë, kur dënoi me 9 muaj burg një person për armëmbajtje pa leje.

“Lyonmag” raporton se rasti u zbulua nga ankesa e pronarit të një ndërtese, i cili lajmëroi policinë. Në banesën e qiramarrësit u zbuluan disa armë dhe gëzhoja, si dhe 13.000 euro kesh.

Para hetuesve, i pandehuri shpjegoi se i kishte marrë armët nga shqiptarët për t’ua shitur më pas gjuetarëve të derrave të egër në Madagaskar. Por, më vonë pranoi se armët i duheshin për të mbrojtur gruan e tij, e cila ishte prostitutë.

(Kosova Sot Online)