Vazhdimi i skandalit me dosjet e Gjykatës Speciale, përpjekje e fundit e të të dyshuarve kryesor që janë objekt hetimi

Vazhdimi i skandalit me dosjet e Gjykatës Speciale, përpjekje e fundit e të të dyshuarve kryesor që janë objekt hetimi
Vazhdimi i skandalit me dosjet e Gjykatës Speciale, përpjekje e fundit e të të dyshuarve kryesor që janë objekt hetimi

Hasan Preteni

  • 24 September 2020 - 07:47

Shkruan: Hasan Preteni

“Prokuroria speciale do të vepron shpejt dhe këto tregimet tona të pa sinqerta nuk do të kenë ndikim në efikasitetin e tyre. Me vjen keq nga bashkëluftëtarët e mi që po instrumentalizohen kaq ulët e kaq keq. Kuvendi e ka ndryshuar Kushtetutën, Kuvendi e ka ndryshuar ligjin dhe ka sjell vendimet në lidhje me këto Dhomat e Specializuara. Ti respektojmë institucionet dhe vendimet e tyre. Shoqatat të reflektojnë pavarësi dhe paanshmëri. Lufta nuk ishte për mbrojtjen e interesave individuale, klanore dhe grupore. Ne kemi luftuar për shtet të pavarur dhe institucione të qëndrueshme”.

- Prokuroria Speciale nuk është duke u "koritur". Ky institucion është duke e bërë detyrën e vetë, por ky institucion nuk punon sipas logjikës dhe mentalitetit të institucioneve vendore. Nuk janë ata prokuror të frikësuar dhe të shantazhuar, nuk po manipulojnë ata me këto informata. Gjithçka sipas vlerësimit tim, gjithçka që po ndodhë janë përpjekjet e fundit të të dyshuarve kryesor, që e kanë kuptuar se janë subjekt hetimi dhe gjykimi. Përpjekje të ulëta për manipulimin e shoqatave të dala nga lufta. Fatkeqësisht këta udhëheqësit adekuate nuk janë në nivelin e duhur. Nuk po reflektojnë profesionalizëm dhe as pavarësi. Do të dalin të vërtetat edhe në lidhje me këto letra fantazme. Shoqatat në rend të parë, ajo e veteranëve të luftës i kanë 60000 anëtar, nëse këtë numër e pjesëton me numrin e ditëve të vitit 365 na del se 164 veteranë mundë të kujdestarojnë nga 7 minuta për një ditë ( 164:24= 6.8 minuta) nëse i vendosin nga dy roje, një në hyrje e një para zyrës së veteranëve. Po cila është vigjilenca e këtyre ish luftëtarëve që për çdo ditë dikush ju sjell letra-dosje. Po kush po i lexon aq shpejtë, prokurorët e specializuar e profesional po ju duhen nga 5 e më shumë vite e këta veteran po i lexojnë kaq shpejtë. Shumë e thjeshtë për ti besuar këtyre tregimeve të ulëta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".