Kamenicë: Ishte duke kullotur bagëtitë, këputet kablloja elektrike dhe ia mbyt të gjitha

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 11:00
Kamenicë: Ishte duke kullotur bagëtitë, këputet kablloja elektrike dhe ia mbyt të gjitha

Një personi nga Kamenica i ka ndodhur një incident derisa ka qenë duke kullotur bagëtitë. Një kabllo e rrymës është këputur, dhe si pasojë e kësaj të gjitha bagëtitë kanë ngordhur

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Kamenicë, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se përderisa ishte duke kullotur bagëtitë, nga shtylla elektrike është këputur një kabllo e rrymës elektrike dhe si pasojë të gjitha bagëtitë i kanë ngordhur”, njofton policia.

Njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)