Bashkëjetoi me një të mitur në Lipjan, një person shoqërohet në stacion policor

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 11:06
Bashkëjetoi me një të mitur në Lipjan, një person shoqërohet në stacion policor

Një person është shoqëruar në stacion policor pasi i njëjti kishte bashkëjetuar me një person nën moshën 16-vjeçare në Lipjan.

Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Ështe shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar për kryerje të veprës së lartëcekur.Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)