Kryeministri Hoti premton zgjidhje për fermerët dhe sektorin e qumështit

  • G.G /
  • 24 September 2020 - 11:47
Kryeministri Hoti premton zgjidhje për fermerët dhe sektorin e qumështit

Tash e disa javë, fermerët e vendit kanë derdhur qumështin që kanë grumbulluar, si shenjë pakënaqësie që nuk po merret vendim për ndalimin e importit të produkteve me vaj palme.

Për këtë çështje ka thirrur sot konferencë për media, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

“Ka dy javë që fermerët janë duke pasur problem për plasimin e qumështit, gjatë dy javëve kemi punuar shumë për të marrë veprimet e nevojshme, e mbështesim bukur shumë këtë sektor, për shkak të situatës që është krijuar në treg nga pandemia, ka ngopje të tregut”, ka thënë kryeministri Hoti.

“Gjatë këtyre ditëve kemi bërë analizat e nevojshme në dy fronte, për tu siguruar që në treg konsumatorët e dijnë çka blejnë. Unë e di sa problem është dhe sa vështirë e kanë i gjithë ky sektor. Do të jemi afër tyre në mbështetje me të gjithë kapacitetet ligjore që i kemi në dispozicion. Do të dyfishojmë subvencionimin për këtë sektor”, ka shtuar i pari i ekzekutivit.

(Kosova Sot Online)