Kina heq ndalesën për hyrjen e shtetasve të huaj në vend

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 22:32
Kina heq ndalesën për hyrjen e shtetasve të huaj në vend

Pekini bëri të ditur se ka hequr ndalesën për hyrjen e shtetasve të huaj në vend, të cilët që kanë vizë dhe leje qëndrimi në Kinë, por që aktualisht janë jashtë Kinës, të cilën e vendosi për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministria e Jashtme dhe Shërbimi Kombëtar i Migracionit në deklaratën e përbashkët njoftuan se personat që posedojnë vizë dhe leje qëndrimi në Kinë për shkak të punës, lidhje personale dhe familjare, duke filluar prej 28 shtatorit do të mund të hyjnë në vend.

Në deklaratë thuhet se kohëzgjatja e vizave dhe leje qëndrimeve që kanë përfunduar do të mund të riaplikojnë, ndërsa ata që do të kthehen duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë dhe të respektojnë rregulloret e tjera të kontrollit të epidemisë.

Kina për herë të parë ndalesën e vendosi më 28 mars.

(Kosova Sot Online)

Ministria e Jashtme më 10 gusht njoftoi se ka hapur kufijtë për shtetasit e 36 vendeve europiane, përfshirë edhe Shqipërinë, ndërsa më 27 gusht për 13 vende të Azi-Paqësor, përfshirë Japoninë.