Dënohet me burgim të përjetshëm polici i Kosoves Shefki Spahiu, avokati premton ankesë në Apel

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 23:30
Dënohet me burgim të përjetshëm polici i Kosoves Shefki Spahiu, avokati premton ankesë në Apel

Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar dënim maksimal për vrasësin e Jetmir Aliajt.

Kanë një arsye pse kanë ardhur tek gjykata.

Halil Alija bashkë me gruan Rahimen, këtu po kërkojnë drejtësi për të birin 32-vjecar,  që iu vra më shumë se një vit më parë.

Jetmir Alija u qëllua me një plumb në vendin ku ai punonte në Suharekë, ndërsa për këtë krim akuzohet ish rreshteri policor Shefki Spahiu.

Drejtësi për djalin e saj po kërkon Rahime Aliaj.

Ajo thotë që është e vështirë për të gjithë mosprezrenca e tij, por më së keqi po e përballojnë tre fëmijët që tashmë kanë mbetur jetim.

E arsyeja se pse familja Aliaj janë këtu, është se në Gjykatën Themelore të Prizrenit, do të shpallet aktgjykimi për të akuzuarin Shefki Spahiu.

Vet i akuzuari nuk ishte prezent në gjykatë, por kjo nuk ishte pengesë që trupi gjykues të shpall verdiktin e tyre.

Ky trup gjykuesi kryesuar nga gjykatësja Ajser Skenderi, shqiptoi dënimin më të rëndë për të akuzuarin.

Të akuzuarit Shefki Spahiu, do t’i vazhdohet paraburgimin deri në plotfuqishmërin e gjykimit,  mirëpo ai obligohet gjithashtu t’i paguaj edhe disa shpenzime tjera.

Gjithë këtë vendim e dëgjoi edhe Halil Aliaj, i cili nuk mundi ti ndal lotët për asnjë minutë.

Por i pakënaqur me këtë vendim të gjykatës është avokati i të akuzuarit, Emrush Kastrati.

Ai thotë se do të parashtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit.

Kastrati thotë se ky proces gjyqësor është shoqëruar me shkelje procedural.

Vrasja e Jetmir Aliajt kishte ndodhur me 17 mars të vitit 2019, në një Kzino në rrugën e Reshtanit në Suharekë.

(Kosova Sot Online)