“Nuk duhet të kishte ndodhur”, Kim Jong-u i befason të gjithë, bën veprimin e rrallë

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 09:13
“Nuk duhet të kishte ndodhur”, Kim Jong-u i befason të gjithë, bën veprimin e rrallë

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka marrë një vendim të rrallë. Ai ka lëshuar një falje për vrasjen e një zyrtari të Koresë së Jugut.

Zyra presidenciale në Korenë e Jugut u shpreh se Kim i tha homologut të tij Moon Jae-in se incidenti nuk duhet të kishte ndodhur, raporton BBC.

Koreja e Jugut ka thënë se një 47-vjeçar dyshohet se po përpiqej të kalonte në Korenë e Veriut por u gjet nga trupat ushtarakë në ujërat e Veriut.

Më pas ai u qëllua për vdekje dhe trupi i tij u dogj, sipas zyrtarëve të Seulit.

Kufiri midis Koreve patrullohet fort nga forcat policore dhe Veriu mendohet se ndjek politikën “të qëllosh për të vrarë” për të parandaluar koronavirusin të hyjë në vend.

Falja erdhi në formën e një letre dërguar Presidentit Moon dhe pranoi se incidenti nuk duhej të kishte ndodhur.

(Kosova Sot Online)