Zafir Berisha tregon publikisht passwordin e Facebook’ut e tij

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 09:56
Zafir Berisha tregon publikisht passwordin e Facebook’ut e tij

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike në Kosovë, Zafir Berisha, ka treguar në emision se cili ishte fjalëkalimi i tij në Facebook.

Llogaria personale e tij u thye nga hakerët pak orë pas emërimit të tij në pozitën e re.

Berisha thotë se tani e ka rikthyer nën kontroll llogarinë e tij dhe e ka ndërruar fjalëkalimin.

“Fjalëkalimi im ishte Prizreni123. Por e kam marrë mësimin. Tani fjalëkalimi im është më i vështirë”, thotë ai”, tregoi Berisha.

(Kosova Sot Online)