Lexoni edhe:
Skandali me dosjet, rrezikohen dëshmitarët e mbrojtur dhe funksionimi i Gjykatës Speciale
Shkruan:Reshat Badallaj-Zhuriani
Buxhetin e shtetit e kanë sakatosur pikërisht këta krye hajnat dhe mafio-oligarkët që i kanë mbushur thasët dhe i kanë depozituar jashtë vendit që kanë siguruar pasuri për tridhjetë breza dhe janë të pangopur. Kjo bandë nuk e kanë hallin e ligjeve,por, kanë hallin e hajnisë sepse e kanë në gjak. Prandaj, askush të mos mendoj që do e financojnë ushtrinë pos Amerike dhe ndonjë tjetër se të mos mendoj dikush në këtë bandën e dulles dhe të asnjë tjetër sepse ishin në këto vende dhe nuk kanë bërë asgjë as për ushtri e as për shtet,pos hajnisë.
-Deshëm apo s´deshëm të pranojmë, ne falë Zotit që kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermanin dhe ndonjë shtet tjetër shumë të fuqishëm dhe është Ushtria e Kosovës dhe e mbajnë gjallë. Përndryshe, po ju garantoj me kokën time se po të ishte lënë kjo ushtri në dorën e kryebanditëve, krye vagabondëve, krye hajnave, ushtarët tanë shembullor do të vdisnin edhe nga uria ose ishte dashur ta marrin bukën në strajcë nga shtëpia. Ushtrisë tonë i shërbejnë djemtë dhe vajzat më shembullore që ka kjo tokë por qe do kur vendi, pushteti është kapur nga krye vagabondët, fjalën e kam se me këto terma i quaj kryetaret e partive dhe që nga presidenca e poshtë, si i thonë fjalës, të gjithë ata që janë të veshur në xhaketën e shtetit. Çdo shtet në botë ndanë buxhetin për të financuar ushtrinë e çdo vendi.
Po, a e dini ju një gjë që unë mund të ju garantoj me jetën që kam se Ushtria e Kosovës po të kishte buxhetin e Shteteve të Bashkuara Amerikane dhe nuk do i mjaftonte. E di, dikush mundë të pyet si dhe përse. Nejse, edhe ju e dini se pushtetin e vendit e kanë kapur kryebanditët më të rrezikshëm në tërë Ballkanin dhe që janë të lidhur me kanalet e nëntokës kriminale dhe se te ne në Kosovë çdo qytetar i thjeshtë po i di pa dyshim se kush janë hajnat që shkatërruan buxhetin e vendit dhe më shumë. Pra, këta krye vagabond nuk e kanë hallin e Ushtrisë së Kosovës se kjo kope banditësh e shkuar banditëve e dinë se mbas shpine e kemi Amerikën dhe disa shtete të fuqishme, ndaj me yrysh i´u turren hajnisë taman si zagarët pas kockave. Me sa shihet tani edhe këta kryebanditët dhe ata banditët langonjtë që i kanë rrotull vetes, me gjasë e kanë kuptuar se populli po i di që janë hajna dhe se nuk e kundërshtojnë. Edhe një gjë e dinë kjo kope banditësh, sepse në atë kopen e staneve të asaj zezenaje që po e quajnë sistem i drejtësisë janë bërë të gjithë sahanlëpirës që nuk guxojnë t´ia prishin tymin e duhanit, se lëre më t´i shoqërojnë në polici ose t´i burgosin, pra, i kanë duart e lira për të plaçkitur vendin deri në palcë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".