PDK’ja del me një zgjidhje për çështjen e Trustit, propozon ligj të hartuar nga pozita dhe opozita për rimëkëmbjen

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 10:54
PDK’ja del me një zgjidhje për çështjen e Trustit, propozon ligj të hartuar nga pozita dhe opozita për rimëkëmbjen

Shefi I grupit parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza ka propozuar një ligj të ri për rimëkëmbjen ekonomike, pak minuta para nisjes së seancës ku do të votohet kjo pikë.

Hamza ka thënë se për këtë çështje duhet të dakordohen pozita dhe opozita.

“Duke u bazuar në situatën e rëndë ekonomike si rezultat I pandemisë dhe mosveprim në kohë dhe i duhur nga ana e institucioneve, sektori privat po edhe kategoritë tjera janë në një gjendje jo të mirë. Ne propozojmë që të ulemi bashkërisht si parti opozitare jemi të gatshëm që të ulemi dhe ta bëjmë një ligj të mirëfilltë”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK’së ka thënë se duhet të bëhet një ligj i qëndrueshëm e se çështja e Trustit mund të votohet veçmas.

“Duhet ta bëjmë një ligj të qëndrueshëm, përndryshe nëse është në pyetje vetëm mjetet e Trustit ne si PDK propozojmë që fondi i kursimeve personale dhe kjo punë të kryhet në procedurë të përshpejtuar. Një pjesë e njerëzve edhe ashtu nuk kanë grumbulluar mjete të mjaftueshme që këto mjete të rimbursohen. Ligji që e ka propozuar Qeveria nuk ka substancë. Nuk është ligj që i ndihmon kategoritë që janë në nevojë prandaj ne mendojmë që duhet të kemi ligj të ri që i adreson këto nevoja.

Sa për mjetet e Trustit, ka nevojë një nen të ju lejohet njerëzve t’i tërheqin 10 përqind”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)