Vdes babai i gruas së Kosnettit

  • 25 September 2020 - 15:24
Vdes babai i gruas së Kosnettit

Alisson Kosnett, gruaja e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka njoftuar se i ka vdekur babai mëngjesin e sotëm.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka bërë me dije se kishte arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 24 orë më herët.

“Babai im, Leon Smith Jr., vdiq këtë mëngjes dhe shkoi në shtëpi me Jezusin. Ai shkoi paqësisht, në shtëpi, me njerkën time dhe vëllanë nga njerka pranë tij. Unë do të publikoj më shumë përditësime për jetën e pasur e të plotë që e ka jetuar. Në mënyrë të mahnitshme, unë porsa kisha arritur në ShBA 24 orë më parë për t’u përkujdesur për vëllanë tim i cili po vuan me shëndet, prandaj ne të dy do të kemi mundësi të marrim pjesë në funeral. Faleminderit, Zot, që e more babanë në shtëpi! “, ka shkruar ajo në Facebook.

(Kosova Sot Online)