Pa Vetting në drejtësi dhe dekriminalizim të politikës, nuk ka epilog të drejtë në ndjekjen dhe ndëshkimin e abuzimit me fondet e luftës

Pa Vetting në drejtësi dhe dekriminalizim të politikës, nuk ka epilog  të drejtë në ndjekjen dhe ndëshkimin e abuzimit me fondet e luftës
Pa Vetting në drejtësi dhe dekriminalizim të politikës, nuk ka epilog  të drejtë në ndjekjen dhe ndëshkimin e abuzimit me fondet e luftës

Nexhat Haziri

  • 25 September 2020 - 15:10

Shkruan: Nexhat Haziri

“Unë besoj se zhvillimi i një procesi të Vettingut që do të hetonte edhe pasurinë e të gjithë atyre që kanë qenë përgjegjës direkt apo indirekt të këtyre fondeve, do të mund ti jepte epilog të drejtë çështjes së fondeve të luftës, që do të thotë nxjerrjen para drejtësisë abuzuesve të parasë dhe djersës së qytetarëve tanë, në masë të madhe atyre në mërgatë, të cilët meritojnë ta dinë se ku përfunduan parat e tyre”.

-Unë mbështesë çdo hetim që i bëhet fondeve të luftës si atij të “3 %”-shit, po ashtu edhe fondit tjetër “Vendlindja thërret” , për të parë se ku kanë shkuar këto para, të cilat fatkeqësisht ne e dimë se këto para tash e më shumë se dy dekada kanë determinuar skenën politike në Kosovë, dhe jo vetëm, duke e dëmtuar në substancë demokracinë, zhvillimin e ekonomik, pasi biznesmenët e shndërruar brenda natës, kanë vendosur monopol mbi ekonominë por edhe në sferat e ndryshme. Këto fonde të pa hetuara dhe të keqpërdorura kanë ndikuar edhe në kriminalizimin e skenës politike kosovare, pasi sit ë tilla janë përdorur edhe për vrasje të kundërshtarëve politik, korruptimin e njerëzve të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë, po ashtu kanë ndikuar edhe në procese zgjedhore për ta manipuluar vullnetin e zgjedhësve. Andaj një hetim i pavarur dhe Professional i këtyre fondeve, i pandikuar politikisht do t’ua kthente krenarinë edhe vet mërgimtarëve tanë të cilët nuk kanë kursyer asgjë nga djersa dhe gjaku i tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".