Një burrë në Prishtinë i kërcënoi policët pasi i gjetën drogë gjatë kontrollit

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 10:38
Një burrë në Prishtinë i kërcënoi policët pasi i gjetën drogë gjatë kontrollit

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e vogël e substancave narkotike.

Gjatë arrestimit, i dyshuari ka kërcënuar zyrtarët policorë dhe me urdhër të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi të i njëjti gjatë kontrollit, është gjetur një sasi e vogël e substancave narkotike, e po ashtu gjatë arrestimit, i dyshuari ka kanosur zyrtarët policor . Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)