Kryeministri Hoti po e huq me Asociacionin, nuk mundë të del duke shkelur mbi Gjykatën Kushtetuese

Kryeministri Hoti po e huq me Asociacionin, nuk mundë të del duke shkelur mbi Gjykatën Kushtetuese
Kryeministri Hoti po e huq me Asociacionin, nuk mundë të del duke shkelur mbi Gjykatën Kushtetuese

Faik Krasniqi

  • 28 September 2020 - 07:40

Shkruan: Faik Krasniqi

-Presidenti Thaçi Asociacionin tash po e quan kancer të shtetit të Kosovës. Kurse për këtë Asociacion ka punuar prej 2010. E vetmja LVV nga partitë politike e kanë kundërshtuar formën e këtij Asociacioni, dhe ne disa analistë që nuk kemi interesa të ngushta. Të gjithë të tjerët kanë qenë pro. Partitë politike, mediet dhe analistët e tyre. Kemi Gjykatën Kushtetuese që hodhi poshtë Asociacionin e vitit 2013. Kryeministri Hoti le të përrallis çfarë të dojë, sepse nuk mund të bëj diçka antikushtetuese”.

-Ky kryeministër dhe partia e tij kur ishin në opozite vitin e kaluar, kundërshtonin ashpër minishengenin e propozuar atë kohë nga Rama dhe Vuçiq. E quanin minishengeni jugosllav. Të njëjtin shengen e pranuan me vetëdije të plotë në Uashington. Pa pikë turpi e quajti si të dobishme për Kosovën. Hipokrizia brirë nuk ka. Prandaj nuk është çudi që kryeministri Hoti do ta pranoj edhe Asociacionin e 2013, sepse ai është pajtuar me turp. Sikurse edhe partia e tij, që për pushtet janë në gjendje të bëjnë çdo gjë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".