Një person në gjendje të dehur kanos me armë familjarët në Pejë

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 11:06
Një person në gjendje të dehur kanos me armë familjarët në Pejë

Një person është arrestuar nga Policia në Pejë pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur familjarët me armë.

Policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur me armë familjarët. Njësia policore me të arrit në vendin e ngjarjes, kishte hasur dhe konfiskuar një armë automatikë, me dy karikator, një armë artizanale dy tytëshe, një Pistoletë Bereta 7.65 mm me një karikator, një Pistoletë Colt 9 mm me një karikator, dhe dy karikator të AK-47 si dhe një sasi e municionit të armëve përkatëse. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)