Ambasadori Kosnett: Miratimi i Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Kosovës do të avancojë të drejtat e grave

  • G.G /
  • 28 September 2020 - 12:33
Ambasadori Kosnett: Miratimi i Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Kosovës do të avancojë të drejtat e grave

Kosnett: Miratimi i Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Kosovës do të avancojë të drejtat e grave

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përgëzuar miratimin e Konventës së Stambollit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett tha se përmes kësaj Konvente Kosova po përafrohet me vlerat Euro-Atlantike.

“Miratimi i Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Kosovës do të avancojë të drejtat e grave, kundërshton dhunën ndaj grave dhe demonstron edhe një herë përafrimin e Kosovës me vlerat Euro-Atlantike”, ka shkruar Kosnett.

Kjo konventë ka për qëllim “mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës dhe parandalimin, ndjekjen pendale dhe eliminimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”.

The Kosovo Assembly's unanimous adoption of the #IstanbulConventionadvances women's rights, counters violence against women, and demonstrates once again #Kosovo’s alignment with Euro-Atlantic values.

(Kosova Sot Online)