Burri ndahet nga jeta, por gruaja gjen një mënyrë për ta pasur gjithmonë me vete

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 20:17
Burri ndahet nga jeta, por gruaja gjen një mënyrë për ta pasur gjithmonë me vete

Një 25-vjeçare, e cila humbi të shoqin për shkak të kancerit ka gjetur një mënyrë për ta mbajtur gjithmonë me vete. Ajo e ka kthyer në një unazë hirin e trupit të tij. Gina Shergold shpërtheu në lot kur pa unazën, guri blu i të cilës është bërë nga hiri i trupit të bashkëshortit të saj, Steve, i cili u nda nga jeta në moshën 33-vjeçare.

Gina ka një vajzë 18 muajshe, të cilës thotë se do t’i lërë trashëgim unazën me “trupin” e të atit.

“Pasi ai ndërroi jetë, unë pashë një reklamë të një kompanie bizhuterish, të cilët bëjnë të tilla shndërrime. Mendoj se ngjyra blu përfaqëson atë që ne ishim dikur. Unazën do t’ia jap time bije në ditën e saj të dasmës. Ai nuk do të mund të jetë prezent në ditën e saj më të bukur, por do të jetë me të gjithë jetën në këtë mënyrë”, thotë gruaja.

(Kosova Sot Online)