Lexoni edhe:
Avokati i Salih Mustafës paralajmëron mocione kundër Gjykatës Speciale
Presidenti i 45 i Shba-ve, Donald Trump, përsëriti se ndaluan vrasjet mes Kosovës e Serbisë.
Mijëra votues të tij u mblodhën në aeroportin e Harrisburgut në shtetin e Pensilvanisë.
Të shtunën mbrëma, ky ishte vendi ku presidenti Amerikan, Donald Trump, mbajti tubimin elektoral për zgjedhjet presidneciale në SHBA.
Por sikur në fushatën që e mbajti në Karolinën e Veriut, edhe këtu Trump nuk e la pa e përmendur Kosovën duke e cilësuar si sukses arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit në zyrën e tij.
Avokati i Salih Mustafës paralajmëron mocione kundër Gjykatës SpecialeLexoni edhe:
Ndonëse lufta mes dy vendeve ka përfunuduar para dy dekadash, Presidenti Trump tha është i lumtur që me këtë marrëveshje ndaloi vrasjet në Kosovë e Serbi.
“Ata po e vrisnin njëri tjetrin për shumë vite. Nuk shkojnë mirë me njëri- tjetrin. Janë sikur palestinezët dhe Izraeli. Dhe u thashë atyre ‘Pse po luftoni dhe vrisni njëri tjetrin’. Ata kanë shumë dallime, duke përfshirë edhe dallimet fetare, po besoj. U thashë ‘Çfarë po bëni’, dhe ne kemi marrëdhëniet tregtare me dyja palët, kështu që kemi fuqi.”, tha Donald Trump, President i Shba-ve.
Teksa u tregoi përkrahësve të tij për marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, Trump shtoi se delegacionet që kanë një të kaluar armiqësore, u përqafuan në Dhomën Ovale.
“Kështu që u thashë ‘Dëgjoni, le të bëjmë një marrëveshje.’ Le të bëjmë një paqe ekonomike dhe paqe përfundimtare. Erdhën në zyrën time, në zyrën ovale. Ata përqafuan njëri-tjetrin dhe ishte një gjë e bukur për t’u parë. Shpëtuam shumë jetëra”.
Se a janë përqafuar njëmend me delegacionin e Serbisë, nuk e kanë komentuar nga qeveria e Kosovës.
Megjithatë këto deklarime të pasakta të presidentit Trump, për ligjëruesin e lëndës “Politika dhe Qeverisja në SHBA”, Zenun Halili po i shohin si mos informim të duhur rreth situatës në Kosovë.
“Une e shoh ma shume si problem te keshilltareve te tij qe nuk ja sqarojne mire se si eshte situate ne Kosove, natyrisht ai ne vija te trasha e di por e promovon gjate fushates per me marr poena pozitive per politiken e tij te jashtme”, ka thënë Zenun Halili, njohës i diplomacisë Amerikane dhe profesor universitar.
Por sipas profesorit të Shkencave Politike, për popullin amerikan nuk janë të rëndësishme problemet jashtë vendit të tyre.
“Kom jetu atje gati 20 vite e diqka, populli Amerikan nuk osht shume I interesum per problemet jashte vendit te tyre, natyrisht ata e dojne sigurine e ekonomine.”
Ndërkohë gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi publikisht nga kryeministri Hoti ta demantoi apo ta konfirmoi deklaratën e Trump rreth përqafimit me Vuçiqin në Zyrën Ovale.
Hoti nuk foli për këtë qështje, por u deklarua rreth idesë së “Lake Trump” që u propozua si emër i ri për Ujmanin.
(Kosova Sot Online)