Pesë mësimdhënës infektohen me Covid-19, mbyllet një shkollë në Ferizaj

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 21:30
Pesë mësimdhënës infektohen me Covid-19, mbyllet një shkollë në Ferizaj

Komuna e Ferizaj ka njoftuar se shkolla “Tefik Çanga” në këtë qytet do të mbyllet për të kaluar në mësimin online.

Kjo pasi pesë mësimdhënës të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

“Pas paraqitjes së 5 rasteve pozitive me COVID-19 në mesin e mësimdhënësve të shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, sipas udhëzimeve të IKSHPK-së, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë së Arsimit, zbatohet skema e kalimit në mësim online për gjithë nxënësit e kësaj shkolle, që nga nesër (29.09.2020), për dy javë me radhë”, njoftoi komuna.

“Drejtoria e Arsimit në Ferizaj është e vendosur në zbatimin strikt të udhëzuesve për ballafaqimin me situatën pandemike, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik’, thuhet në njoftimin e komunës.

(Kosova Sot Online)