Përfaqësuesit e fermerëve e bllokojnë rrethin e “Dragodanit”, e derdhin qumështin në rrugë

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 13:56
Përfaqësuesit e fermerëve e bllokojnë rrethin e “Dragodanit”, e derdhin qumështin në rrugë

Rruga te rrethi në lagjen “Dragodan” të Prishtinës është vërshuar nga qumështi. Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit e anë bllokuar rrugër, ndërkaq në të e kanë derdhur qumështin.

Me këto veprime, ata kanë shprehur pakënaqësie meqë thonë se nuk u lejuan që të parakalojnë nga rruga “Garibaldi” rreth Katedrales, tek Mensa e Studentëve e në fund për tu ndalur te Qeveria e Kosovës.

Protesta vjen për shkak të pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.

Policia e Kosovës ka thënë se kjo proteste nuk është lejuar të mbahet dhe ka lutur protestuesit që të shpërndahen.

Mirëpo organizatori i kësaj proteste Ramadan Mema ka thënë se protestuesit nuk janë thirrur por kanë dalur vetë dhe se nuk ka të drejte askush t’i pengojë.

(Kosova Sot Online)