Zgjedhjet nuk janë zgjidhje me këtë kastë politike të dështuar e të korruptuar, kërkohet votë serioze për ndryshime

Zgjedhjet nuk janë zgjidhje me këtë kastë politike të dështuar e të korruptuar, kërkohet votë serioze për ndryshime
Zgjedhjet nuk janë zgjidhje me këtë kastë politike të dështuar e të korruptuar, kërkohet votë serioze për ndryshime

Blerim Burjani

  • 29 September 2020 - 13:42

Shkruan: Blerim Burjani

Ndryshimi duhet të ndodhë domosdo dhe kjo është e kuptueshme. Por nëse votimi bëhet përsëri kështu sikur në të kaluarën duke u ripërcaktuar rishtas për këto parti politike atëherë nuk kemi fare nevojë për zgjedhje të reja, nuk duhet kërkuar ndryshim fare. Për ndryshim dhe ndërtim kualitativ të qeverisë së re, me njerëz profesionistë të fushës, qytetarët duhet të kërkojnë zgjidhje tjera jashtë PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së e NISMA-s. Shtetit të ri të Kosovës, të vonuar në zënien e hapit për zhvillim demokratik dhe ekonomik, i kërkohet formimi i një skeme të re politike, në të kundërtën do të vazhdon vuaj kështu edhe për një kohë të gjatë dhe të njëjtat pasoja do të përsëriten, mbase do të jetë edhe më keq që mundë të bëhet.

Ky koalicion minimal me vota, madje as 60 vota s’po mundë ti i bëj e as që ti detyroj deputetët e koalicionit të marrin pjesë në seanca, është shumë shqetësuese për zhvillimet aktuale. Një fjalë popullore thotë se si ia ka mësy e ka gjetur. Askush se do të këtë mandat ta qoj deri në fund në këtë mënyrë. Por fatkeqësisht edhe opozita aktuale është e kompromitume. Pra qytetari s’ka alternativë, Kosova vazhdon të jetoj me ankthe pa parti politike të përgjegjshme dhe punëtore për qytetarët. Qytetari e ka bërë veten jetim në këtë mënyrë të deklarimit me vite për këto parti, duke dhënë vota dhe duke i pasuruar njerëzit e partive, e duke e varfëruar veten. Kjo nuk ka sens normal, por sidoqoftë përgjegjësia është e qytetarëve për votim të tillë i cili tash po i prodhon pasojat.

Kemi vetëm fraza të përsëritshme të njerëzve kinse s’ka tjera parti ose s’ka më mirë. Populli duhet të shkëputet nga këto parti politike për ti dhënë vendit qeverisje ndryshe e cila sjell ndryshime dhe e reformon gjithë superstrukturën shtetërore e shoqërore, por edhe atë ekonomike. Populli duhet të kërkoj partinë më të mirë, më të sinqertë për ti dhënë besimin në shumicë që të udhëheq me vendin. Këtyre që janë në pushtet po ju shkon kështu “kungulli mbi ujë’ duke thënë se populli po pajtohet dhe ata nuk kanë nevojë fare të ndryshojnë. Për çfarë arsye të ndryshojnë kot. Pse mos ta punësojnë klientelën e tyre dhe pse të mos i rrisin pagat kur nuk reagon e nuk kundërshton askush. Punësojnë njerëz e rrisin paga në administratë duke u thirrur kinse në emër të trajtimit më të mirë të shërbimit civil publik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".