Gjykatësi i Speciales – Haradinajt: Mund të deklaroheni i varfër nëse s’keni para për avokat

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 15:48
Gjykatësi i Speciales – Haradinajt: Mund të deklaroheni i varfër nëse s’keni para për avokat

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj është paraqitur me një avokat kujdestar në seancën e sotme gjyqësore në Tribunalin Special në Hagë.

Gjykatësi Nicolas Guillou i ka thënë Haradinajt se nuk mund të mbrohet vetë, duke qenë se është i paraburgosur. Kësisoj, ai ka kërkuar që nëse Haradinaj nuk ka para për ta angazhuar një avokat për tërë procesin gjyqësor, të deklarohet si i varfër dhe të bëjë kërkesë që administratorja t’ia gjejë një.

Avokati i Haradinajt: Kjo gjykatë nuk ka juridiksion ndaj akuzave të klientit tim

“Në qoftëse nuk keni mjete të mjaftueshme për të paguar për mbrojtësin, mund të bëni kërkesë, të deklaroheni i varfër dhe në këtë rast keni të drejtë që t’u caktohet mbrojtësi. Emërimi dhe caktimi i mbrojtësve bëhet nga administratorja. Ju ftoj që ju dhe mbrojtësi juaj kujdestor t’i dorëzoni asaj të gjitha dokumentacionet e duhura”, ka thënë gjyqtari.

Ndërkohë, avokati kujdestar i Haradinajt gjatë kësaj seance gjyqësore ka kërkuar që klienti i tij të lirohet menjëherë nga paraburgimi. 

(Kosova Sot Online)