Hoti njofton se Kosova është pavarësuar nga Serbia

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 17:57
Hoti njofton se Kosova është pavarësuar nga Serbia

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se Kosova është e gatshme të operojë e pavarur në rrjetin energjetik.

Përmes një komunikate Qeveria ka njoftuar se Grupi Regjional i Evropës Kontinentale, pjesë e Rrjetit Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transimisionit për energji, ka vendosur që marrëveshja e re e kyçjes mes KOSTT-i dhe ENTSO-E, të hyjë në fuqi.

Hoti ka shtuar se ENTSO-E vlerësoi që KOSTT-i ka plotësuar kushtet e parapara për marrëveshje dhe është e pavarur të operojë e pavarur nga Serbia, si zonë rregulluese bllokut Rregulluese Kosovë-Shqipëri.

“Nga e drejta jonë dhe mbështetja e miqve u bë i mundur pavarësimi energjetik”, thuhet në njoftim.

Miratimi i pavarësisë energjetike të Kosovës ishte bërë më 20 prill të këtij viti.

Komunikata e plotë:

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, njofton se Grupi Regjional i Evropës Kontinentale (RGCE), trup i Rrjetit Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike (ENTSO-E), vendosi që Marrëveshja e re e Kyçjes, e nënshkruar më 30.06.2020, në mes të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut teë energjisë elektrike teë Kosovës (KOSTT) dhe ENTSO-E, të hyjë në fuqi, me ç’rast e bën të mundur pavarësimin energjetik të vendit tonë.

Më tej, kryeministri Hoti tha se ENTSO-E, vlerësoi që KOSTT ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe është e gatshme të operojë e pavarur nga Serbia, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Kosovë – Shqipëri.

“Nga e drejta jonë dhe mbështetja e miqve u bë i mundur pavarësimi energjetik”, tha kryeministri Hoti.

(Kosova Sot Online)