Raportohet se disa minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar
Rreth 30 minatorë të Trepçës dyshohet se kanë mbetur të ngujuar në minierë.
Dyshohet se janë bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë.
Minatorët janë akoma të ngujuar që nga mbrëmë në orët e natës.
“Rreth 30 minatorë kanë mbetur të bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë dhe të njëjtit janë akoma të ngujuar që nga mbrëmë në orët e natës. Janë brenda hapësirave të minierës. Këtë ma konfirmoi edhe kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi”.
(Kosova Sot Online)
